Flash

Arrestohet në Pogradec i shumëkërkuari për trafik narkotikësh, sekuestrohen 61 kg kanabis

Lapsi.al 1 October 2021
Arrestohet në Pogradec i shumëkërkuari për trafik

Shkon në 5 numri i të ndaluarve në kuadër të operacionit të koduar “Hudënishti”. Policia e Pogradecit ka arrestuar shtetasin Sterio Oshafi i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Gjatë dy fazave të këtij operacioni, u sekuestruan gjithsej 61 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në pako, sasi e destinuar për t’u trafikuar jashtë vendit.  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 13.08.2021, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj 44-vjeçarit, për veprat penale të lartpërmendura, i cili nga verifikimet e kryera rezulton të ketë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme drejt vendit tonë. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI