Flash

Atentati ndaj Edison Begajt për një shpullë, arrestohet Mitri Prifti

Lapsi.al 30 September 2021
Atentati ndaj Edison Begajt për një shpullë, arrestohet Mitri

Mitri Prifti, i cili më 29 Maj të këtij viti tentoi të vrasë me armë zjarri Edison Begajn, është arrestuar pas 4 muajsh. Kjo ngjarje ka ndodhur në fshatin Kaninë të Vlorë. Deri më tani bëhet me dije se shkak i atentatit dyshohet se u bë një përplasje që kishin pasur Begaj dhe Prifti me njëri tjetrin në zonën e Lungomares në qytetin e Vlorës.

Të dy persona ishin konfliktuar në një lokal në Lungomare dhe më pas Begaj e ka qëlluar Priftin. Për këtë shkak pak ditë më vonë Prifti ka bërë atentatin. Ndërkohë sjellim në vëmendje se ngjarja ndodhi pranë banesës së Begajt, ku të pranishëm ishin edhe fëmijët e tij, ndërsa autori ishte i veshur si polic. 41-vjeçari mori 4 plumba në gjymtyrët e poshtme të trupit, por mundi të shpëtojë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI