Flash

Mësimi me turne/ Kushi: Nuk është vendim për të gjithë vitin, 87% e mësuesve të vaksinuar

Lapsi.al 29 September 2021
Mësimi me turne/ Kushi: Nuk është vendim për të

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se vendimi për kryerjen e mësimit në disa shkolla me turne, është marrë për shkak të udhëzuesit të Ministrisë së Shëndetësisë. Megjithatë, Kushi shtoi se ky nuk është vendim përfundimtar, por se do të zbatohet sipas situatës.

“Një nga rregullat që duhet të zbatojmë në shkollat tona është edhe distanca fizike mes nxënësve. Në ato shkolla ku numri i nxënësve është i lartë, jemi të detyruar të zbatojmë turnet dhe klasa të mos ketë më shumë se 15 nxën2ës, pra të mos lejojmë që të ulen në një bankë 2-3 nxënës pasi rrezikohet përhapja e infeksionit”, tha ministrja pas mbledhjes së qeverisë.

Ministrja shtoi se situata në javët dhe muajt e ardhshëm do të ndryshojë edhe për faktin se deri tani, sipas saj, 87% e mësuesve janë të vaksinuar, 71% me të dy dozat.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI