Flash

Vrasja e oficerit në Lezhë, forcat e Policisë lokalizojnë autorin

Lapsi.al 28 September 2021
Vrasja e oficerit në Lezhë, forcat e Policisë lokalizojnë

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotme në Lezhë, ku u vra me armë zjarri efektivi i policisë Saimir Hoxha,  forcat e Policisë, janë duke ushtruar kontrolle nga toka dhe ajri për kapjen e 21-vjeçarit, Aldi Rama, autor i dyshuar i ngjarjes së rëndë.  Policia ka lokalizuar vendi ku autori ndodhet i fshehur. Policia po ushtron kontrollet me helikopter dhe dron, pasi dyshohet se i riu është fshehur në një zonë me bimësi të dendur, jo shumë larg vendit ku ka ndodhur ngjarja. Arma e zjarrit, me të cilin është kryer krimi ende nuk është gjetur çka bën të dyshohet se autori është i armatosur.

Kontrolle po kryhen edhe me qen të stërvitur, ndërsa në zonën e Kune-Vainit ka prani të madhe të forcave të policisë. Ndërkohë mësohet se disa persona janë shoqëruar nga policia dhe po merren në pyetje. Më herët policia vendosi një shpërblim prej 20 mijë eurosh për cilindo që jep detaje dhe të dhëna në lidhje me vendndodhjen e autorit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI