Flash

Ministri i serb i Mbrojtjes: Ushtria nuk ka hyrë aty ku nuk duhet

Lapsi.al 28 September 2021
Ministri i serb i Mbrojtjes: Ushtria nuk ka hyrë aty ku nuk duhet

Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Nebojsha Stefanoviç, ka pranuar se ushtria serbe ka ngritur nivelin e gatishmërisë për shkak të situatës në veri të Kosovës, por ka shtuar se kjo vlen për territorin deri në vijën kufitare me Kosovën.

Siç ka shpjeguar ai, gatishmëria vlen për zonën e sigurisë “përgjatë vijës administrative me Kosovën, por se nuk hyjmë askund ku nuk duhet të hyhet”.

Për TV Pink ai ka thënë se gatishmëria dhe shtimi i prezencës në kufi me Kosovën është “kryesisht mekanizëm parandalues”.

“Kemi të drejtë të pozicionohemi në territorin tonë, askush s’na tregon çfarë të bëjmë, është vendim sovran. Nuk po shkelim asnjë marrëveshje ndërkombëtare, ushtria s’ka hyrë askund ku nuk duhet të hyjë”, ka thënë Stefanoviç.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar mbetet në mbizotërimin e motit të vranët përgjatë gjithë ditës, duke sjell reshje te izoluara shiu në pjesën më te madhe te v...

07:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI