Flash

Konflikti në veri të Kosovës përplas amerikanët me BE-në

Lapsi.al 28 September 2021
Konflikti në veri të Kosovës përplas amerikanët me

Konfikti për targat në kufirin kosovaro serb, duket se ka ngjallur divergjenca edhe në qëndrimet mes BE dhe SHBA-së. Palët njoftuan një takim urgjent në mes të Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të shtensionimit të situatës, por ende nuk dihet nëse diplomatët amerikanë do të jenë pjesë e tij.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë konfirmoi se në diskutime do të marrë pjesë edhe zv.ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar.

“Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës së SHBA në Prishtinë

Por duket se BE nuk e do përzierien nëpër këmbë të amerikanëve. Zëdhënësi i BE’së, Peter Stano e mohoi kategorikisht në një prononcim për gazetën Express, pjesmarrjjen në takim të Gabriel Escobar. Takimi do zhvillohet vetëm në mes të Kosovës, Serbisë dhe BE’së ka thënë ai. “Jo, z.Escobar nuk do të jetë prezent në dialog. Dialogu ka 3 pjesëmarrës (Kosovën, Serbinë dhe BE’në). Të gjithë të tjerët vetëm e mbështesin atë (dialogun) nga jashtë”, ka këmbëngulur Stano.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar mbetet në mbizotërimin e motit të vranët përgjatë gjithë ditës, duke sjell reshje te izoluara shiu në pjesën më te madhe te v...

07:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI