Flash

E fundit/ RENEA prangos autorin 21-vjeçar që vrau nënkomisarin e Policisë së Lezhës, tentoi vetvrasjen

Lapsi.al 28 September 2021
E fundit/ RENEA prangos autorin 21-vjeçar që vrau nënkomisarin

Është arrestuar autori i vrasjes së efektivit Saimir Hoxha, Aldi Rama. Aldi Rama, 21-vjeç, po kërkohej 'këmba-këmbës" nga forcat e policisë pasi është autor i dyshuar i vrasjes së oficerit të Krimit në Lezhë, Saimir Hoxha. Zyrtari i lartë i Policisë së Lezhës, me gradën nënkomisar, oficer i krimeve, është ekzekutuar me armë zjarri në Lezhë, gjatë kohës që ishte në krye të detyrës gjatë një operacioni në Vain të Lezhës.

Prej orës 10:30 kur ai qëlloi për vdekje oficerin e policisë në Ishull Lezhë, forca të shumta policie vijonin operacionin për kapjen e tij. Bazuar në dëshmitë e 4 kolegëve të viktimës, Saimir Hoxha ka qenë i pari që i është afruar makinës së Aldi Ramës, nën dyshimin se ajo kishte targa të vjedhura. Në të dyshohet se ndodheshin edhe dy persona të tjerë.

Mësohet se përpara se të kapej autori Rama ka tentuar vetëvrasjen.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI