Flash

Po transportonte emigrantë, arrestohet 56-vjeçari nga Elbasani

Lapsi.al 26 September 2021
Po transportonte emigrantë, arrestohet 56-vjeçari nga Elbasani

Policia e Fierit ka arrestuar një 56-vjeçar, pasi u kap në flagrancë duke transportuar emigrantë. Sipas uniformave blu, A. G., u kap në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit” duke transportuar me automjetin tip “Fiat”, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

"Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga shërbimet e Policisë Rrugore në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, u arrestua në flagrancë shtetasi A. G., 56 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas u kap në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit” duke transportuar me automjetin tip “Fiat”, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”", njofton policia.

Të këshilluara

Gjendet një 65-vjeçar i pajetë në Elbasan

Një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete në qytetin e Elbasanit. Burri u gjet i shtrirë në tokë, në tualetet publike të qytetit. Në trupin e të ndjerit nuk ka ...

16:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI