Flash

Dalin exit poll/ Kush do ta qeverisë Gjermaninë pas Angela Merkel

Lapsi.al 26 September 2021
Dalin exit poll/ Kush do ta qeverisë Gjermaninë pas Angela Merkel

Në orën 18.00 të së dielës u mbyllën kutitë për zgjedhjet e përgjithshme të Bundestagut në Gjermani.

Në një exit poll të publikuar nga Dojçe Vele shihet se CDU-CSU e ish-kancelares Angela Merkel që tani drejtohen nga Armin Laschet është “kokë më kokë” me socialdemokratët e SPD që ndodhen në të njëjtat nivele, me nga 25%. Më pas vijnë “Të gjelbrit” me 15%. Afd dhe FDP kanë nga 11%.

Pas daljes së rezultateve të exit poll, Laschet u shfaq në krah të ish-kancelares Angela Merkel të cilën e falënderoi për mbështetjen.

[caption id="attachment_657373" align="alignnone" width="627"] Armin Laschet -CDU/CSU[/caption]

“Ne e dinim që do të ishte një garë e ngushtë. Rezultati përfundimtar nuk është i sigurt, por ne nuk mund të jemi të kënaqur me këtë rezultat” - pranoi ai, por u shpreh i bindur që do të jenë ata që do të marrin të drejtën për të krijuar qeverinë pasi votat të jenë numëruar.

Ndërsa një tjetër exit poll i kryer ZDF nxjerr socialdemokratët fitues me 26% të votave dhe CDU-CSU me vetëm 24%. Në selinë e socialdemokratëve ka pasur menjëherë brohoritje duke qenë të bindur se kandidati i tyre Olaf Scholz do të jetë kancelari i ardhshëm. 

[caption id="attachment_657374" align="alignnone" width="640"] Olaf Scholz - SPD[/caption]

I sigurt në fitore u shfaq edhe Scholz përpara mbështetësve të tij. “Kemi marrë një mandat të qartë për të qeverisur” – tha ai.

Këto janë vetëm exit poll pasi nuk kanë dalë ende rezultatet zyrtare dhe pritet një natë e gjatë përpara. Gjasat janë që për të krijuar qeverinë të ketë sërish një koalicion, por të dyja palët kanë përjashtuar një tjetër “koalicion mes 2 partive të mëdha”.

Kush mund ta bëjë qeverinë.

Në bazë të rezultateve paraprake nëse e drejta për të krijuar qeverinë i jepet sërish CD-CSU ajo mund të kërkojë një koalicion me “Të gjelbrit” dhe me “Të majtët”. Me këto 2 forca mund ta bëjë qeverinë edhe SPD nëse do të jetë ajo që do të marrë të drejtën për të krijuar kabinetin.

Rezultatet e exit poll kanë nxjerrë një rezultat zhgënjyes për CD-CSU që humbet gati 8% të votave në krahësim me zgjedhjet e 2017. Një rritje të votave me 4.5% kanë socialdemokratët ndërsa rritjen më të fortë e patën “Të Gjelbrit” me +6.1%. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI