Flash

Tensionet në Veri/ Kurti: Serbia po provokon konflikt serioz ndërkombëtar

Lapsi.al 25 September 2021
Tensionet në Veri/ Kurti: Serbia po provokon konflikt serioz

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ngjarjeve të regjistruara në Kosovë, në të cilat serbët kanë djegur dy zyra të inctitucioneve kosovare. Ai ka thënë se personat që kanë sulmuar zyrat në komunat me shumicë serbe janë të nxitur nga Serbia.

Sipas tij, ky është provokim për “konflikt serioz ndërkombëtar”

“Hetimet preliminare tregojnë që djegia e ndërtesës së Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok nuk ishte aksidentale por e qëllimshme. Edhe në Zveçan kanë hedhur dy bomba dore, po ashtu në ndërtesën e qendrës së njëjtë për regjistrimin e automjeteve, por ato fatmirësisht nuk kanë eksploduar. Individë ose grupe të cilave sundimi i ligjit dhe rendi e siguria publike ua rrezikon aktivitetin kriminal po e sulmojnë shtetin tonë dhe po e cenojnë paqen. Qartazi ata po i nxit e mbështet Serbia, përkatësisht regjimi autokrat atje. Fatkeqësisht, para syve të bashkësisë ndërkombëtare, Serbia po përdorë qytetarë të Kosovës për të provokuar konflikt serioz ndërkombëtar”, ka thënë Kurti në një reagim në Facebook.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI