Flash

Operacion i madh antidrogë në Elbasan, arrestohen 10 persona

Lapsi.al 25 September 2021
Operacion i madh antidrogë në Elbasan, arrestohen 10 persona

Ditën e sotme është goditur një grup që merrej më shpërndarjen e lëndëve narkotike në qytetin e Elbasanit. Policia bën me dije se është finalizuar operacioni antidrogë i koduar “Lugaxhi” dhe si rezultat janë vënë në në pranga 10 shtetas dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë 1 shtetase.

“U arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. B., 36 vjeç, G.M., 28 vjeç , A.C., 38 vjeç, të tre banues në fshatin Lugaxhi, Elbasan, E.Q., 27 vjeç, V.C.,  22 vjeç, R.A., 23 vjeç, dhe  E.Q., 17 vjeç, banues në Elbasan.

A.B., 20 vjeç, A.B.,  20 vjeç, A. B., 26 vjeç, të tre banues në fshatin Rinas-Gurakuq, Elbasan”, njofton policia.

Arrestimi i këtyre personave u bë pasi gjatë kontrollit të dy automjeteve që drejtoheshin nga shtetasit A.B. dhe E. Q.,  si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e  shtetasit E. Q.,  dhe motoçikletës që drejtohej nga shtetasi G.M.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, një pjesë e bërë në doza gati për shitje, doza me lëndë narkotike kokainë, 3 automjete,  1 motoçikletë, 10 telefona celular,  1 peshore elektronike, si dhe një shumë parash që dyshohet se janë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI