Flash

Shpërndanin lëndë narkotike në Shkodër: Në pranga 8 persona, një shpallet në kërkim

Lapsi.al 24 September 2021
Shpërndanin lëndë narkotike në Shkodër: Në pranga

Pas një hetimi disamujor, është finalizuar në Shkodër operacioni i koduar “Buna 2021”.  Bëhet e ditur se specialistët e Sektorit për Narkotikët, në bashkëpunim me Forcën Operacionale dhe “Shqiponjat” kanë ekzekutuar gjatë operacionit 6 vendime të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për pjesëtarët e një grupi kriminal që merrej me shitjen e lëndëve narkotike në qytetin e Shkodrës.

Kështu, në pranga janë vënë Arjan Cerjani, 49 vjeç, Enkeledia Cerjani, 40 vjeçe, Leart Cerjani, 19 vjeç, Luis Cerjani, 21 vjeç, Emiljan Hajdaraj, 44 vjeç dhe Gjergj Pllumbi, 34 vjeç, të gjithë banues në Shkodër. Ndërsa, në kërkim është shpallur 35-vjeçari Redi Idrizi, i cili punon si  infermier pranë Spitalit Rajonal Shkodër.

Nga hetimet e kryera rezulton se aktiviteti i këtij grupi kriminal është shtrirë gjatë një kohe të konsiderueshme në qytetin e Shkodrës, ku janë dokumentuar shumë raste të shkëmbimit të medikamenteve midis Idrizit dhe Cerjanit.

Më pas, këto medikamente, të arrestuarit e tjerë ua shisnin personave të ndryshëm që ishin në terapi nga përdorimi i lëndëve narkotike. Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 4 armë zjarri, 6 thika, një sasi metadoni, një automjet e sende të tjera.

Operacioni ka vijuar në unazën lindore të qytetit të Shkodrës ndërsa në pranga janë vënë edhe Indrit Ishmakej 26 vjeç dhe Valentin Plenishta, 20 vjeç, të dy banues në Shkodër. Policia u gjeti të rinjve në fjalë gjatë kontrollit fizik dhe në banesë  doza me kokainë, një sasi kanabisi dhe një armë zjarri pistoletë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI