Flash

Ndihmoi bosin e kriptomonedhave turke gjatë qëndrimit në Shqipëri, arrestohet Edevaldo Haxhiu

Lapsi.al 23 September 2021
Ndihmoi bosin e kriptomonedhave turke gjatë qëndrimit në

Edevaldo Haxhiu është arrestuar nga policia shqiptare, pasi ka ndihmuar në arritjen e bosit turk të kriptomonedhës Faruk Fatih Ozer, njoftojnë mediat turke. Haxhiu është arrestuar në Tiranë pasi kishte ndihmuar Özer të strehohej në Shqipëri. Ai e kishte marrë atë nga aeroporti i Nënë Terezës, e kishte sjellë në hotel dhe e kishte ndihmuar të fshihej.

Mediat turke raportojnë se Haxhiu është arrestuar në orën 00:30 të mesnatës së sotme dhe theksojnë se ai është marrë në pyetje por ka mohur të ketë njohje me Faruk Fatih Ozer. Faruk Fatih Özer, u arratis nga Turqia në 20 prill dhe u strehua në Shqipëri.  Më herët është vënë në pranga edhe shqiptari Altjan Canaj, që dyshohej gjithashtu se ndihmoi në të njëjtën arratisje.

Boss-i i kriptomonedhave turke erdhi në Shqipëri për t’iu  fshehur autoriteteve turke. Ai akuzohet se përmes kompanisë së tij, Thodex, mashtroi mijëra turq që kanë investuar paratë e tyre, rreth 2 miliardë dollarë në monedhat virtuale. Më pas, ai shpalli falimentin e kompanisë, bëri mbylljen ebiznesit dhe u arratis.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI