Flash

Policia aksion në Vlorë, arrestohen dy persona të shpallur në kërkim

Lapsi.al 22 September 2021
Policia aksion në Vlorë, arrestohen dy persona të shpallur

Policia e Vlorës ka arrestuar 3 shtetas, 2 prej tyre të shpallur në kërkim, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve dhe ata të Stacionit të Policisë Selenicë, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:

– Sh. Z., 58 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

– Xh. A(H)., 28 vjeç, (i kapur nga nga shërbimet e DVP Durrës), pasi Gjykata e Apelit Vlorë, i ka zvendësuar masën “Garanci pasurore” të vendosur nga Gjykata Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, duke i vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin e huaj J. A., 39 vjeç, banues në Poloni, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin në gjëndje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI