Flash

Armë dhe kanabis, policia arreston 44-vjeçarin në Belsh

Lapsi.al 22 September 2021
Armë dhe kanabis, policia arreston 44-vjeçarin në Belsh

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 44-vjeçar nga fshati Dëshiran i Bashkisë Belsh, të cilit iu kapën armë zjarri dhe lëndë narkotike.  Burime zyrtare bëjnë me dije se Agron Zdrava u arrestua pas një bashkëpunimi mes forcave “Shqiponja”, policisë së Cërrikut dhe asaj të Elbasanit. Pas arrestimit atij iu gjetën në shtëpi katër armë zjarri, një sasi fishekësh si edhe lëndë narkotike gati për t’u shitur.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit, në ambientet e jashtme të shtëpisë janë konstatuar edhe disa lëndë kanabisi.

"Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje dhe i kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Deshiran”.

Operacioni i zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Cërrik.

Sekuestrohen 4 armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike kanabis.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Në vijim të kontrolleve të pandërprera të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, Forca e Posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Cërrik,  në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë mirorganizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Deshiran”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

Agron Zdrava, 44 vjeç, banues në fshatin Deshiran, Belsh.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 4 armë zjarri, një sasi fishekësh dhe lëndë narkotike kanabis gati për shitje. Gjithashtu, në ambientet e jashtme të banesës u gjetën të kultivuar fidanë narkotikë cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”", njofton policia.

Të këshilluara

Aksident me dy të plagosur në Kuçovë

Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur paraditen e sotme në Kuçovë, në vendin e quajtur rrethrrotullimi. Policia njofton zyrtarisht se rreth orës 10:15, në v...

14:38

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI