Flash

U kapën duke kultivuar kanabis, pranga dy të rinjve në Mamurras

Lapsi.al 21 September 2021
U kapën duke kultivuar kanabis, pranga dy të rinjve në Mamurras

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Kurbinit, pasi akuzohen për kultivim kanabisi. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave përfunduan shtetasit me inicialet P. M., 29 vjeç dhe M. M., 24 vjeç, banues në Ferrë Trashë të Mamurrasit.

Këta shtetas janë kapur në kushtet e flagrancës, duke kultivuar bimë narkotike në afërsi të banesës së tyre, në vendin e quajtur “Ferrë Trashë”, Njësia Administrative Mamurras, Kurbin. Në vijim të veprimeve hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. K., 59 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Ferrë Trashë, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorim detyre.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Moskallëzimi i krimit “.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI