Flash

Tensioni për targat me Serbinë, deputeti i Vetëvendosjes: Jemi përgatitur për të gjithë skenarët

Lapsi.al 21 September 2021
Tensioni për targat me Serbinë, deputeti i Vetëvendosjes: Jemi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka thënë se ndërkombëtaret janë njoftuar qysh para dy muajsh për skadimin e marrëveshjes për targat.

“Ka ardhur koha kur Kosova mendon se kjo marrëveshje nuk duhet të vazhdojë më”, ka deklaruar Muja.

Deputeti i LVV-së ka thënë se Kosova nuk është e interesuar që situata në veri të eskalojë.

“Ne garantojmë se qytetarët serb në veri do të kenë të garantuar të gjitha të drejtat, sidomos atë të lëvizjes”.

Ai thotë se plani është menduar për një kohë të gjatë dhe janë paraparë të gjitha skenarët.

“Janë menduar të gjitha skenarët e reagimit dhe do të ketë masa për secilin skenarë të mundshëm. Kjo qeveri nuk e ka në plan të kthehet mbrapa. Nuk do të pranojmë pozicion inferior dhe që bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Muja./ RTV Dukagjini

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI