Flash

Ish-kryeministri serb: Vuçiç e ka firmosur vetë marrëveshjen për targat

Lapsi.al 21 September 2021
Ish-kryeministri serb: Vuçiç e ka firmosur vetë

Ish-kryeministri i Serbisë, Zoran Zhivkovic, është shprehur se çështja e reciprocitetit me targat është pjesë e marrëveshjes që Aleksander Vuçiç ka nënshkruar me Kosovën para pesë vjetësh.

Sipas Zhivkovic, gjithçka që po ndodh aktualisht është “pasojë e veprimeve të Vuçiçit”, shkruan klix.ba, transmeton Express. Politikani serb është shprehur gjithashtu se u desh që të kalojnë pesë vite që Vuçiç ta kuptojë se ajo çfarë kishte nënshkruar ka qenë gabim dhe se “është vetëm faji i tij”.

“Prandaj ata tashmë po përpiqen të luajnë shpëtimtarin e serbëve.”

Kujtojmë se nga dita e djeshme Republika e Kosovës ka filluar implementimin e reciprocietetit të targave. Makinat me targa të Serbisë do të mund të futen në Kosovë vetëm pasi të kenë hequr ato serbe dhe të kenë vendosur tabelat provuese të Republikës së Kosovës.

Një vendim i tillë ka nxitur tensione derisa kemi parë reagime nga BE dhe Ambasada e SHBA-së, që kanë bërë thirrje të mos merren vendime të tjera të njëanshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI