Flash

Intervista në Liberation/ Rama përgënjeshtron Macronin për pagesën e refugjatëve afganë

Lapsi.al 20 September 2021
Intervista në Liberation/ Rama përgënjeshtron Macronin për

"Një pjesë e 4 mijë refugjatëve afganë që do të vijnë në Shqipëri, do të mbetet përgjithmonë këtu". Kështu ka thënë në një intervistë për të përditshmen franceze Liberation, kryeministri shqiptar Edi Rama i cili ka përgënjeshtruar edhe deklaratën e presidentit Macron se Shqipëria paguhet për akomodimin e tyre.

I pyetur drejtëpërdrejtë nga korrespondenti i kësaj gazete në Tiranë, Luis Seiller për deklaratën e shefit francez të shtetit, Rama është përgjigjur thatë: "Eshtë e pavërtetë". Ai ka shpjeguar më pas se një pjesë e afganëve që kanë mbërritur kanë punuar në vendin e tyre për organizata jo qeveritare dhe kompani private dhe se janë ato që mbulojnë shpenzimet e tyre, por pa i dhënë asnjë cent shtetit shqiptar.

Kryeministri shqiptar ka pohuar në intervistën e lexuar nga Lapsi.al, se SHBA-të i kanë propozuar Tiranës zyrtare financim për ngritjen e kampeve të refugjatëve, por se kjo gjë nuk është pranuar nga qeveria shqiptare. "Sepse kampet janë dehumanizuese dhe krijojnë probleme me popullsinë", ka thënë ai.

Edi Rama ka pranuar gjithashtu se Shqipëria po përpunon një plan për integrimin e tyre në shoqëri duke filluar që me fëmijët. Ai ka shtuar se jo të gjithëve do t'u jepet viza për të shkuar në SHBA dhe disa prej tyre do të mbeten gjithmonë në vend. "Disa prej tyre janë gazetarë dhe teknikë dhe po shikojmë mundësinë t'i integrojmë në sistemin tonë mediatik", tha ai duke e shoqëruar si gjithmonë intervistën me kritikat për Europën që ka rënë peng i ksenofobisë e duke shtuar se etërit e saj themelues do kishin pasur turp po të na shihnin".

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI