Flash

Minatori i bllokuar për më tepër se 72 orë/ Drejtori i AKSEM: Është front i vështirë, po vijojmë kërkimet

Lapsi.al 18 September 2021
Minatori i bllokuar për më tepër se 72 orë/ Drejtori i

Ndonëse kanë kaluar më tepër se 72 orë nuk ka ende asnjë gjurmë nga minatori 61-vjeçar i cili është zhdukur. Lidhur me kërkimet, Rrapush Tola, Drejtor i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera shprehet se vijon puna për gjetjen e tij, por zona është e vjetër dhe rrezikon të shembet.

"Besoj jemi më afër mundësië për ta gjetur. Punohet me 3 turne pa ndërprerje. Është rreth 450 metra nga hyrja e galerisë fronti ku po zhvillohen kërkimet. Gjatë kohës që ne pastrojmë vazhdimisht masivi minerar shembet dhe këtë nuk mund ta kontrollojmë ne. Aktualisht po punojnë 4 persona sepse kaq është hapësira në front për të bërë të mundur gjetjen e minatorit”– u shpreh ai.

Minatori 61 vjeçar Muharrem Plaku, u bllokua në galerinë ku po punonte pasi një masiv minerar u shemb. Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ditën e djeshme reagoi edhe Sindikata e Bashkuar e Minatorëve të cilët akuzuan qeverinë se nuk po i jepte vëmendjen e duhur këtij rasti.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI