Flash

Kosto e jetesës/ Tirana ndër më e shtrenjta në rajon, Kosova vendi më i lirë për të jetuar në Europë

Lapsi.al 17 September 2021
Kosto e jetesës/ Tirana ndër më e shtrenjta në rajon, Kosova

Shqipëria është qyteti më i shtrenjtë në rajon, sipas parashikimit të fundit nga portali i të dhënave mbi çmimet kudo në botë, Numbeo, duke lënë pas Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut e Kosovën. Shqipëria renditet në vendin e 201, nga 239 vende të listuara, nga vendi i 89 që u rendit në raportin e janarit. Nga 40.5% që ishte indeksi në muajin janar, indeksi i shtatorit është 40.35%.

Një familje me 4 persona në Tiranë kanë një kosto mujore 180 mijë lekë (180,311.21Lek) pa qiranë. Ndërsa një person i vetëm një kosto mujore prej 51 mijë lekësh (51,140.97Lek) pa qira. Tirana është 59.65 për qind më e lirë se Nju Jork, baza ku referohet Numbeo. Ndërsa qiraja, në nivel mesatar është 87.42 për qind më e ulë se Nju Jork.

Kosova: Vendi më i lirë për të jetuar në Europë

Ndryshe nga Tirana, Prishtina është qyteti më i lirë në Europë. Prishtina është 34.99% më pak e shtrenjtë se Tirana, pa përfshire qiranë. Ndërsa qiraja në nivel mesatar është 25.41 për qind. Një familje me katër anëtarë ka një kosto mujore jetese prej 1 mijë euro ( 123,595.95Lek). ndërsa një qytetar jeton me 296.87 euro (36,049.60Lek), pa qiranë.

Vendet e rajonit

Kryeqytetit serb, Beogradi renditet si më i shtrenjti i rajonit, në vendin e 199, me një diferencë prej 0,10% me shumë se Tirana. Podgorica e Malit të Zi në vendin e 202, Shkupi i Maqedonisë në vendin e 223. Ndërsa Kosova e fundit në listë, si më e lira në Europë.

Me e shtrenjta në Europë

Listën e kryesojnë qytetet zvicerane, me Zug, si qyteti më i shtrenjtë për të jetuar në Europë. Një familje me 4 anëtarë për të jetuar në Zug i duhen 6 mijë franga në muaj, ndërsa një person i vetëm ka një kosto mujore prej rreth 1,600 franga, pa qiranë. Krahasuar me Tiranën Zug është 242.74% më i shtrenjtë, ndërsa qiraja mesatarisht është 501.28% më e lartë./ MONITOR

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI