Flash

Tiranë/ Dhunonte gruan, policia arreston 39-vjeçarin

Lapsi.al 16 September 2021
Tiranë/ Dhunonte gruan, policia arreston 39-vjeçarin

Policia ka arrestuar një 39-vjeçar në zonën e Babrrusë në Tiranë. Sipas uniformave blu, pasi kanë marrë njoftimin se po ushtronte dhunë ndaj gruas në banesë, kanë shkuar menjëherë dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e krimit duke bërë arrestimin e autorit  Algert Seda.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri gjahu dhe 65 fishekë gjuetie.

"Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja për jetën në familje.  

Vihet në pranga një 39-vjeçar që posedonte pa leje armë zjarri dhe municion luftarak.

Sekuestrohet një armë zjarri automatik, një armë gjahu dhe 96 fishekë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së njoftimit se në Babrru, në një familje, një shtetas po ushtronte dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe falë veprimeve të shpejta parandaluan përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, duke bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e shtetasit Algert Seda.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri gjahu dhe 65 fishekë gjuetie", njofton policia.

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI