Flash

Programi i qeverisë/ Rama e në kthen propagandë për Open Balkan

Lapsi.al 16 September 2021
Programi i qeverisë/ Rama e në kthen propagandë për Open
Denoncimi që i bëri Albin Kurti "Ballkanit të hapur", injorimi me të cilën e vulosi kancelarja Anxhela Merkel gjatë vizitës në Tiranë, idesë Vuçiç ,Rama, Zaev e ka shqetësuar me sa duket shumë kryeministrin. Fillimisht, menjëherë pas largimit të Merkelit, në mediat pro qeveritare filluan të përhapen lajme të rreme të ushqyera nga zyra e propagandës. Së pari u tha se Merkel e mbështeti "Open Balkan" duke transformuar deklaratat e saj për mbështetjen e bashkëpunimit rajonal. Më pas u prodhua një lajm i rremë sikur edhe Bosnja po i bashkëngjitjej kësaj nisme (shiko linkun poshtë). Lexo me tej:

Gazetari Enver Robelli nxjerr bllof lajmin manipulativ të Met Veliut për Ballkanin e hapur

Por me gjithë këto manipulime Rama e ka quajtur të pamjaftueshme propagandën lidhur me Ballkanin e Hapur pas krisjes që ajo mori ditët e fundit. Dhe ai ka kryer një akt të paprecedent. E ka shndërruar fjalimin për programin e qeverisë një një avokati për nismën e iniciuar në Nish (Ne videon poshte pas minutes 59 00). Nga një orë që zgjati fjalimi i kryeministrit, plot çerekun e zuri kjo temë. Dhe më e bukra, pjesën më të madhe të këtyre minutave i zunë sharjat, ofendimet dhe ironitë për kritikët dhe kundërshtarët e projektit paralel me procesin e Berlinit. Kurrë më parë, as në Shqipëri, as në vendet demokratike perendimore nuk njihet një praktikë që në një program qeverie të zënë vend anatemimet për "kundërshtarë" që gjenden në një vend tjetër. Edi Rama nuk la gjë pa thënë kundër atyre që e shigjetonin këtë ide nga "kolltuku dhe Facebook-u", tha se ajo bëhej për luftën e brendëshme politike në Prishtinë, stigmatizoi "turbo folkun nacionalist të shekullit të kaluar", që po mban peng të ardhmen e brezave të rinj, u tall me Kosovën edhe kështu të pushtuar nga mallrat serbe dhe ironizoi tregun e vogël politik të këtushëm që në fakt nuk vlen për asgjë. Merkel sfumon "Ballkanin e hapur", Rama e shfrytëzon për të sulmuar Prishtinën Në këtë këndvështrim kryeministri theu një rekord, sepse anjëherë më parë askush nuk e ka shfrytëzuar seancën parlamentare të paraqitjes së programit për të larë llogaritë e veta personale. Ky akt startimi i një qeverie të re shërben rëndom për ti thën votuesve se çfarë do të bëjë qeveria gjatë katër viteve të ardhshme dhe jo për të shfryrë dufet dhe mëritë e shefit të saj. Një ndryshim i tillë kursi tregon dy gjëra. E para se Rama ka hequr dorë nnga procesi i llogaridhënies dhe kjo është e vetëkuptueshme që prej kohës kur ai nuk i nënshtrohet më zgjedhjeve normale. Dhe pastaj se rënimi që iu bë Open Balkan-it në samitin me Merkelin në Tiranë, i ka mbetur halë në fyt, aq shumë sa shfrytëzoi edhe seancën e prezantimit të programit, për të anatemuar kundërshtarët e kësaj ideje. ©Lapsi.al   

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI