Flash

Nuk lejohen të kalojnë në Mal të Zi, përplasje mes qytetarëve dhe policisë në Han të Hotit (VIDEO)

Lapsi.al 14 September 2021
Nuk lejohen të kalojnë në Mal të Zi, përplasje mes

Dita e sotme ka nisur me një përplasje në pikën kufitare të kalimit në Hanin e Hotit. Shkak për konfliktin janë bërë masat kufizuese që Mali i Zi ka vendosur në pikat kufitare. Raportohet se janë krijuar e tensione mes qytetarëve dhe policisë malazeze për arsye se nuk njihen testet. Qytetarët kanë kryer privatisht testet PCR dhe antigjen para se të niseshin, por policia nuk i njeh këto teste. Sakaq nga raportimet e qytetarëve thuhet se një shqiptar është dhunuar nga policia malazeze.

Para pak ditësh Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se nga data 14 shtator Mali i Zi do të ritkhejë masat kufizuese dhe nëse qytetarët nuk plotësojnë kriteret e udhëtimit duhet të karantinohen.

[video width="352" height="640" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/09/WhatsApp-Video-2021-09-14-at-10.37.23-AM-1-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI