Flash

Merkel sfumon "Ballkanin e hapur", Rama e shfrytëzon për të sulmuar Prishtinën

Lapsi.al 14 September 2021
Merkel sfumon "Ballkanin e hapur", Rama e shfrytëzon për

Angela Merkel e ka thënë troç se asgjë nuk mund ta zëvendësojë apo nuk mund ti mbivendoset porocesit të Berlinit dhe ky pohim i kancelares që zvetnon idenë e Ballkanit të hapur e ka shtyrë kryeministrin Rama të provokojë një sherr të ri me Kosovën në mënyrë që të sfumojë mesazhin e ardhur nga Berlini. E pyetur nha gazetari që bën gjithmonë pyetjet që duhen, Muhamed Veliu, se kush prevalon, procesi i Berlinit apo Ballkani i hapur, Merkel u përgjigj se nuk ka zëvendësuese për nismën e iniciuar prej saj.

[video width="720" height="402" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/09/ice_video_20210914-180748-1.mp4"][/video]

Pas këtij qëndrimi, si një nga mbrojtësit e flaktë të Open Balkan, kryeministri ynë u mbrojt duke thenë se ato janë e njëjta gjë, vetëm se nisma e tij dhe Vuçiçit ka për qëllim të përshpejtojë disa marrëveshje për të cilat jo të gjitja shtetet bien dakord. Ajo u bë me qëllim për të mos mbetur peng të vetove theksoi Rama.

Dhe meqë nuancat e qëndrimit të tij ndryshonin nga ato të kancelares ai u mundua të sqarohet. "Kjo nismë është “pjellë e Procesit të Berlinit” tha ai.

Dhe sikur kjo të mos mjaftonte ai provokoi një sherr me Prishtinën për ta servirur atë si ushqim kryesor për mediat. Incidenti nuk u përmblodh vetëm në ndalimin e pyetjeve të gazetarëve kosovarë, por mbi të gjitha në fshikullimin që Rama u përpoq ti bënte Kosovës.

Rama foli për ‘teori konspiracioni’ dhe tha se deklaratat që bëhen për këtë nismë rajonale si “të organizuara nga forca të treta janë dokrra”.

“Kush i vendos këto të dyja kundër njëra-tjetrës, ose e bën me qëllim ose nuk e kupton. Gjëja e rëndësishme është që teoritë e konspiracionit, që nismat rajonale janë të organizuara nga forca të treta apo janë të hedhura këtu nga BE për të na gënjyer që të krijojmë një mikro BE, janë dokrra. Sot është e pabesueshme që Kosova nuk e shfrytëzon këtë për veten e vetë por rri dhe bën teori konspiracioni për Open Balkan”, theksoi Rama.

Me sa duket dredhia e Ramës për të sfumuar qëndrimin e Merkelit për Ballkanin e Hapur pëermes provokimit të Kosovës e arriti qëllimin. Menjëherë atij iu përgjigj kryeministri Kurti.

“Ne nuk besojmë që iniciativat rajonale duhet të bëhen pa BE-në brenda. Dallimi mes Procesit të Berlinit dhe Ballkanit të Hapur është që në të dytën nuk e kemi BE-në”, u shpreh kryeministri i Kosovës.

Albin Kurti iu përgjigj edhe kryeministrit Rama i cili tha se ata që janë kundër “Ballkanit të Hapur” besojnë te teoritë e konspiracionit. “Unë nuk e di për çfarë teorie konspiracioni flitet. A e keni pyetur për çfarë teorie konsipracioni flet?!”, tha Kurti.

©LAPSI.AL

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI