Flash

Merkel: Është në interes të BE dhe Gjermanisë që Ballkani të jetë pjesë e jona

Lapsi.al 14 September 2021
Merkel: Është në interes të BE dhe Gjermanisë që

Kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë konferencës për shtyp në Tiranë, ku ndodhet për një vizitë zyrtare me liderët e vendeve të Rajonit, tha se është në interes të Gjermanisë dhe BE që Shqipëria dhe vendet e Ballkanit të jenë pjesë të BE.

Ajo shtoi më tej se për të arritur këtë duhen plotësuar kushtet e vendosura nga BE, por shtoi se fillimisht, ajo është dakord për integrimin rajonal mes vendeve. Në fund ajo uroi më shumë vende pune, paqe dhe dashuri në rajon.

“Do të vijoj bisedat bilaterale me vendet e tjera të Rajonit. Më 8 tetor do të takohemi sërish, në Slloveni. Ishin biseda të mira, konstruktive, do të doja t’ju falendroja. Unë jam e bindur që në këndvështrimin gjeostrategjik, BE dhe Gjermania ka interes së vetin në anëtarësimin e këtyre vendeve në BE, por sigurisht është diçka tjetër procesi i integrimit rajonal. Këtë e shpreh shprehimisht që të punoni në këtë drejtim. Zemra ime rreh për këtë rajon edhe pse s’do të kem detyrën që të vij si zyrtare këtu. Ju uroj mirëqenie, vende pune, paqe, të gjitha këto të ruhen në rajonin tuaj dhe ja vlen të bëhet kështu”, tha Merkel.

Të këshilluara

Veriu i Mitrovicës mbushet me flamuj serbë

Mijëra flamuj serb kanë hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës gjatë fundjavës. Mediat në Kosovë raportojnë se flamujt janë futur në vend përmes rrugëve altern...

13:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI