Flash

DW: Merkel po largohet pa i zgjidhur disa probleme

Lapsi.al 14 September 2021
DW: Merkel po largohet pa i zgjidhur disa probleme

Në Beograd për herë të fundit kancelarja Angela Merkel ishte para gjashtë vitesh. Asokohe mendohej se ajo do të sjellë ndryshime të mëdha. Po si kaloi vizita e fundit?

“Disa çështje mund të zgjidhen vetëm në fund të ndonjë procesi. Të gjithë e dinë se Kosova nuk është njohur nga të gjitha vendet e BE-së, por nuk ka kuptim të flitet për problemin e fundit para se të zgjidhen problemet e tjera. Unë angazhohem për një qasje pragmatike ndaj çështjeve”, deklaroi Angela Merkel në Beograd. E si do të realizohet kjo në të ardhmen, pasi ajo të tërhiqet nga posti i kancelares, nuk dihet.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha, se nuk e di si do të zhvillohen gjërat në të ardhmen, por edhe adruan nga pak për të ardhmen. Drejtori i Forumit për raporte ndëretnike, Dushan Janjiq , thotë se as angazhimi i Angela Merkelit nuk ndihmoi në zgjidhjen e të gjitha problemeve. “Mund të themi se ajo ka nisur shumë gjëra por nuk i ka përfunduar të gjitha. Kur politikanët lokalë nuk janë në gjendje t’i zgjidhin problemet, atëherë as të huajt nuk mund të ndihmojnë gjithmonë. Merkel ka bërë maskimumin që ka mundur në kushtet e caktuara. Por ne jemi dëshmitarë të një mekanizmi të tërë, i cili pengon zhvillimet, e ajo është burokacia e Bashkimit Evropian”, pohon Janjiq.

Ndërsa Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Hulumutimin e Politikave thot, se “shumë njerëz në Ballkanin Perëndimor duan të dëgjojnë qartë nga Angela Merkel se cilat janë qëndrimet e Gjermanisë ndaj konflikteve, ndaj dialogut Kosovë-Serbi dhe kërkojnë që ajo të jetë më e qartë në raport me liderët e rajonit. Merkel po largohet në momentin kur dialogu është shumë larg zgjidhjes”./DW

Të këshilluara

Veriu i Mitrovicës mbushet me flamuj serbë

Mijëra flamuj serb kanë hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës gjatë fundjavës. Mediat në Kosovë raportojnë se flamujt janë futur në vend përmes rrugëve altern...

13:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI