Flash

“Largohu se më ke bllokuar pamjen”/ Dënohet me 9 vite burg shqiptari, goditi 3 herë me thikë anglezin për një ndeshje futbolli

Lapsi.al 11 September 2021
“Largohu se më ke bllokuar pamjen”/ Dënohet me 9 vite burg

Një i ri shqiptar, i cili goditi me thikë një tifoz britanik të futbollit pasi ky i fundit iu ankua se po i bllokonte shikimin në një prej ndeshjeve të Anglisë në Kampionatin Europian. Pëllumb Hysa është burgosur për nëntë vite pasi goditi brutalisht 59-vjeçarin pasi ata festuan fitoren e çerekfinales së “Tre luanëve” kundër Ukrainës. Tifozi i sulmuar nga shqiptari përfundoi në spital kishte nevojë për operacion pasi një nga tre goditjet kishte marrë nga thika, i kishte shkaktuar gjakderdhje të brendshme. Në sallën e gjyqit, Simon Duncan tha se viktima kishte qenë me miqtë si pjesë e një feste duke nxjerrë edhe pamjet nga momentet e përplasjes mes tyre.

Pas një sherri për të liruar pamjen e televizorit, diskutimi duket se përfundoi në mënyrë miqësore sepse gjatë ndeshjes, Hysa përqafoi viktimën kur Anglia shënoi. Madje kur u bë goli i tretë bëri edhe sherr me të. Megjithatë, momente më vonë, Hysa nxori thikën e biftekut dhe e goditi disa herë, para se ta fshihte nën këmishën e tij.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI