Flash

“Votoni kundër Lindita Nikollës si kryeparlamentare”/ Zbulohet vendimi që Basha kërkoi për seancën e orës 17:00

Lapsi.al 10 September 2021
“Votoni kundër Lindita Nikollës si kryeparlamentare”/

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pak pas përfundimit të seancës së parë të Kuvendit, ka mbledhur grupin parlamentar demokrat. Nga informacionet e mbërritura bëhet me dije se gjatë mbledhjes Basha u ka kërkuar demokratëve që të qëndrojnë të bashkuar dhe të kenë mendime të unifikuara lidhur me mosvotimin e kandiaturës së Lindita Nikollës në krye të Kuvendit.

Ndërkohë sapo ka përfunduar mbledhja e demokratëve deputetët kanë dalë nga selia Blu pa dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me zhvillimet më të fundit. Në mbledhjen e partisë Demokratike nuk shkuan deputetët Flamur Noka, Tritan Shehu dhe Edi Paloka të cilët siç duket janë rreshtuar në krah të ish kryeministrit Sali Berisha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI