Flash

Shifra të larta në Kosovë, 30 humbje jete nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Lapsi.al 10 September 2021
Shifra të larta në Kosovë, 30 humbje jete nga Covid-19 në 24

Kosova vijon të regjistrojë shifra të larta viktimash e të infektuarish nga koronavirusi. Ministria e Shëndetit në vend njoftoi se brenda një dite, betejën me virusin e kanë humbur edhe 30 qytetarë të tjerë.

Ndërsa, nga 9,415 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë për virusin  685 qytetarë. Sot janë shëruar 1.384 qytetarë, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është 133.314. Në total numri i rasteve aktive është 19.923.

"Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.646 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 995.930 doza të vaksinës.

Deri më sot 347.344 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 9.415 testime, 685 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 30 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.384 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 133.314.

Në total numri i rasteve aktive është 19.923", njofton policia.

Të këshilluara

Gramsh/ Fuoristrada përfundon në greminë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Gramsh. Një makinë fuoristradës tip “Land Rover” ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në greminë. Fatmirës...

14:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI