Flash

Përjashtimi i Berishës nga grupi i PD-së/ Reagon Ambasada e SHBA: Vendim i vështirë nga Basha, meriton respekt

Lapsi.al 10 September 2021
Përjashtimi i Berishës nga grupi i PD-së/ Reagon Ambasada e SHBA:

Pas përjashtimit nga grupi i parlamentar i Partisë Demokratike të Sali Berishës,  ka reaguar  Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada shkruan se PD-ja ka guximin të shkëputet nga e kaluara për të ndërtuar të ardhmen.

REAGIMI I SHBA

Vendimi i vështirë i shpallur dje nga kryetari Lulzim Basha meriton respekt. Ky vendim demonstron se – siç ishte rasti 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë. Partia Demokratike ka guximin të shkëputet nga e kaluara për të ndërtuar të ardhmen, për të ndihmuar drejtimin e Shqipërisë përpara. SHBA ka pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj, dhe ne mezi presim të punojmë më ngushtë se kurrë me kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI