Flash

Makina përplaset me murin e një banese, plagoset shoferi në Lezhë

Lapsi.al 10 September 2021
Makina përplaset me murin e një banese, plagoset shoferi në

Një person ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në Lezhë, si pasojë e një aksidenti. Ngjarja  ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Rrilë, pranë fshatit Barbulloje e Vjetër. Mësohet se një automjet tip "Benz" humbi kontrollin dhe për pasojë u përplas me murin rrethues të një banese.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili është dërguar për të marrë mjekim në spital. Nuk dihen arsyet e aksidentit, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI