Flash

20 qytetet europiane me rritjen më të shpejtë të popullsisë; Tirana në vend të tretë

Lapsi.al 10 September 2021
20 qytetet europiane me rritjen më të shpejtë të

Nëse do të përzgjidhnit një person të rastësishëm në Europë, ka një shans prej 75% që ai të jetojë në një zonë urbane dhe jo në atë rurale. Në dekadat e ardhshme, përqindja e popullsisë urbane të këtij rajoni, pritet të rritet edhe më tepër, nga 75% në 84%, deri në vitin 2050.

Bazuar në normat mesatare vjetore të rritjes së popullsisë midis viteve 2020-2025, cilat janë qytetet me rritjen më të shpejtë në Europë? Rusia, me shtrirjen e gjerë territoriale, përmban 6 nga 20 qytetet kryesore me rritjen më të shpejtë të popullsisë në Europë.

Balashikha – qyteti europian me rritjen më të shpejtë – ndodhet vetëm 25 km jashtë Moskës. Zgjerimi i shpejtë në periferitë e qyteteve të mëdha lidhet me zgjerimin e shtrirjes urbane. Megjithëse Balashikha parashikohet të përjetojë normën më të shpejtë vjetore të rritjes së popullsisë (2.01%) në rajon gjatë viteve të ardhshme, kur krahasohet me qytetet e tjera në nivel global, ai renditet vetëm në vendin e 768-të.

Nga qytetet europiane Tirana renditet në vendin e tretë, pas dy qyteteve ruse, më një normë rrije prej 1.63% në pesë vite (2020-2025).

Europa në krahasim me botën

Është e rëndësishme të theksohet se normat e rritjes urbane në Europë, janë relativisht të ngadalta në krahasim me shumë pjesë të tjera të botës, si Azia dhe Afrika. Në periudhën 2020-2025, qyteti me rritjen më të shpejtë në botë, Gwagwalada, në Nigeri, pritet të rritet mbi 3 herë më shpejt se qyteti i parë në Europë, Balashikha./Monitor

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI