Flash

Panairi i 24-të i Librit, Ymeri thirrje botuesve: Vaksinohuni

Lapsi.al 9 September 2021
Panairi i 24-të i Librit, Ymeri thirrje botuesve: Vaksinohuni

Për të mos përsëritur një edicion të Panairit të Librit, si ai i kaluari që u realizua online, kryetari i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri, kërkon që në edicionin e 24-të, botuesit të tregohen të përpiktë në ndjekjen e masave të nevojshme kundër përhapjes së COVID-19.

Ymeri u kërkon botuesve që të marrin masa për vaksinimin e të gjithë punonjësve apo të personelit që do të jenë në stendat apo ambientet e Panairit të Librit.

Këto masa do të shmangin riskun e përhapjes së virusit, si dhe do të bëjnë të mundur realizimin e një panairi pa problematika shoqëruese.

"Shoqata e Botuesve po punon shumë e angazhuar për të përgatitur dhe, në radhë të parë për të bërë të mundur, organizimin e Panairit të Librit në datat 17-21 nëntor në Pallatin e Kongreseve.

Sigurisht, duke njohur e vlerësuar shumë seriozisht situatën shëndetësore që po kalon Shqipëria, kemi menduar që ta bëjmë këtë aktivitet të realizueshëm duke zbatuar të gjitha rregullat dhe praktikat e ndjekura edhe në këtë periudhë.

Për këtë arsye kërkojmë nga të gjithë botuesit dhe librarët, të gjitha institucionet që do marrin pjesë në Panairin e Librit, që të marrin masa për vaksinimin e të gjithë punonjësve apo të personelit që do të jenë në stendat apo ambientet e Panairit të Librit, gjatë ditëve të aktivitetit apo ditëve përgatitore.

Për vizitorët do të ketë rregulla dhe kërkesa që do i vendosim në bazë të situatës dhe të porosive të organeve kompetente.

Të gjithë ekspozuesit do të dorëzojnë paraprakisht tek organizatorët e Panairit listat dhe dokumentacionin e duhur që vërteton vaksinimin e plotë me 2 doza.

Nuk do të lejohet asnjë subjekt apo person të marrë pjesë në Panair pa u vaksinuar.

Kundravajtësit do të gjobiten apo penalizohen në bazë të ligjeve apo rregullave në fuqi", shkruan kreu i Shoqatë së Botuesve, Petrit Ymeri.

 

 

Të këshilluara

Mbytet në Durrës një pushuese nga Serbia

Një turiste serbe e cila kishte ardhur me pushime në vendin tonë, është mbytur mëngjesin e sotëm në plazhin e Durrësit. “Më datë 09.09.2021, në orën 09:15, n...

10:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI