Flash

E bujshme/ Basha përjashton Berishën nga grupi i PD

Lapsi.al 9 September 2021
E bujshme/ Basha përjashton Berishën nga grupi i PD

“Për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të konkretizuar këtë qëndrim të vetë z. Berisha, kam vendosur që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të kësaj çështje në rrugë gjyqësore, z. Berisha nuk do të jetë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike”.

Me këtë fjali dhe zërin e ngadaltë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha njoftoi largimin nga grupi i deputetëve të PD-së, të ish-kryetarit dhe themeluesit të kësaj force politike.

Basha e pranoi se shkak për këtë ishte bërë shpallja non grata e ish-kryeministrit nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

“Nga ana ime prej dy muajsh e gjysmë kam bërë të gjitha përpjekjet më intensive për gjetjen e një zgjidhje në lidhje me këtë çështje. Partneriteti i Partisë Demokratike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i pacenueshëm dhe do duhet të vijojë të mbetet i tillë, në interes të demokratëve, në interes të së ardhmes së Shqipërisë.

Me përkrahjen e SHBA, PD ka siguruar arritjet më të rëndësishme të saj në qeverisjen e vendit, nga të cilat kanë përfituar qytetarët shqiptarë. Ne i konsiderojmë SHBA aleatin tonë strategjik më të rëndësishëm për Shqipërinë. Z. Berisha ka bërë të qartë se kjo është një çështje personale e tij dhe ku Partia Demokratike dhe Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk duhet të përfshihen” – tha Basha.

Pak ditë më parë lapsi.al publikoi një SMS të ambasadës amerikane për PD-në. Një burim i sigurtë brenda PD ka konfirmuar për Lapsi.al se drejtuesve të kësaj partie i është dërguar ky mesazh: “Pakti u prish, tani është radha jonë të flasim”.

LEXO EDHE: 

Zbulohen mesazhet sekrete të Yuri Kim për PD-në përpara intervistës së Berishës

Detajet/ Berisha i tregon Bashës edhe shkopin edhe karrotën

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI