Flash

Zjarri masiv në Vlorë/ Vihen në pranga 2 punonjës pastrimi, nën hetim një 14-vjeçar

Lapsi.al 8 September 2021
Zjarri masiv në Vlorë/ Vihen në pranga 2 punonjës pastrimi,

Autorët e zjarrit të një dite më parë në Vlorë janë identifikuar nga policia. Ata janë Sardi Dalipaj, 26 vjeç, banues në fshatin Bishan dhe Fatmir Rrapaj, 64 vjeç, banues në fshatin Mifol, punonjës të një firme pastrimi si dhe u vu nën hetim në gjendje të lirë E. D., 14 vjeç, për shkak të moshës.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se kanë ndezur zjarr për djegien e mbeturinave, anës rrugës së vjetër Vlorë -Novoselë dhe si pasojë zjarri, i favorizuar dhe nga era, ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme toke me ullinj dhe bimësi të ndryshme në fshatrat Panaja dhe Bestrovë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI