Flash

Sërish kokainë në kontejnerin e “Alba Exotic Fruit”, dyshohet për 10 kg

Lapsi.al 7 September 2021
Sërish kokainë në kontejnerin e “Alba Exotic Fruit”,

7.7 kg kokainë u kap sërish në kontejnerin e “Alba Exotic Fruit” ditën e sotme në Durrës. Sikurse njofton policia, droga u gjet pas një kontrolli të imtësishëm në një nga kontenierët i ngarkuar me banane të ardhur nga Ekuadori. Menaxheri i firmës është arrestuar ndërsa është shpallur në kërkim administratori i firmës.

“Në vijim të operacionit “Rada”, ditën e sotme, nga Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit, është ushtruar kontroll i imtësishëm në një nga kontenierët i ngarkuar me banane i ardhur nga Ekuadori, për llogari të kësaj firme, ku si rezultat i kontrollit të imtësishëm në pjesën fundore te kapakët e motorrëve frigoriferike, u gjetën dhe u sekuestruan 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë", njofton policia.

Task Forca permanente që operon në Portin e Durrësit vijon veprimet hetimore, nën drejtimin e SPAK-ut.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI