Flash

Kokainë gati për shitje dhe armë, arrestohen tre persona në Shëngjin

Lapsi.al 2 September 2021
Kokainë gati për shitje dhe armë, arrestohen tre persona në

Policia e Lezhës  ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Shëngjini” ku si rezultat kanë rënë në pranga 3 shtetas dhe është sekuestruar një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje, dhe një sasi lënde narkotike canabis sativa. Policia njofton se dy adoleshentët e arrestuar, 16, 17  dhe 27-vjeç ishin posedues të lëndës narkotike.

Shërbimet e Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për implikimin e këtyre shtetasve në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në Shëngjin, Lezhë, pas një hetimi disajavor, kanë ushtruar kontroll në ambientin ku këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, përgatisnin lëndën narkotike në doza, për shitje. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza më lëndë narkotike të dyshuar kokainë, një sasi lënde narkotike cannabis, armë zjarri pistoletë, municion luftarak, peshore elektronike, një sasi lekësh të dyshuara të përftuara nga ky aktivitet i paligjshëm dhe një automjet.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI