Flash

Akuzohen për drogë, arrestohen 3 persona në Vlorë

Lapsi.al 2 September 2021
Akuzohen për drogë, arrestohen 3 persona në Vlorë

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës për shkak se akuzohen për drogë.

Sipas policisë është arrestuar A. L., 34 vjeç dhe K. T., 16 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar fidan të dyshuar kanabis, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Beshisht.

Po ashtu në pranga ka rënë edhe M. A., 39 vjeç, banues në fshatin Babicë, Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga patrulla e përgjithshme, në automjetin e tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

"Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohen 2 autorët.

Vihet në pranga dhe një 39-vjeçar që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, dhe si rezultat i kontrollit të territori, kanë evidentuar dhe goditur 1 raste të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Beshisht, Vlorë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. L., 34 vjeç dhe K. T., 16 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultiviuar fidan të dyshuar cannabis sativa, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Beshisht.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin M. A., 39 vjeç, banues në fshatin Babicë, Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga patrulla e përgjithshme, në automjetin e tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI