Flash

Shemben dy objekte pa leje në Dhërmi/ Çuçi: Të mos e mendojë më askush të ndërtojë pa leje

Lapsi.al 1 September 2021
Shemben dy objekte pa leje në Dhërmi/ Çuçi: Të mos

Ka rinisur shembja e objekteve pa leje në bregdet, pas ndërprerjes për shkak të sezonit turistik. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, thotë se si fillim do të shemben dy objekte në Dhërmi dhe më pas operacioni do të vijojë përgjatë bregdetit dhe në zona të tjera të vendit.

Çuçi paralajmëron se askush të mos mendojë të zaptojë dhe ndërtojë pa leje.

“Si fillim do të shemben dy objekte në Dhërmi për të vijuar më pas në të gjithë vijën bregdetare dhe në çdo zonë tjetër të Shqipërisë ku është ndërtuar pa leje. E kam thënë edhe më herët dhe po e përsëris, ky nuk është thjesht dhe vetëm një aksion, por një punë e vazhdueshme e IKMT-së dhe Policisë së Shtetit për kontrollin e çdo metër katror të territorit. Gjej shesh të lirë, zapto e ndërto pa leje, të mos e mendojë më askush”, shprehet Çuçi.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI