Flash

Qëllon me armë sportive aksidentalisht dajën, plagoset në Përmet 28-vjeçari

Lapsi.al 1 September 2021
Qëllon me armë sportive aksidentalisht dajën, plagoset në

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Përmet. Rreth orëve të pasdites së djeshme, një i mitur, ka qëlluar aksidentalisht me armë sportive, dajën e tij, Nj. L., 28 vjeç. I plagosuri ndodhet në spitalin e Gjirokastrës jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën sportive. Ndërkohë në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Përmetit janë referuar materialet për shtetasin B. A., 38 vjeç, iu cili dispononte armën sportive pa lejen përkatëse.

"Rreth orës 14:30, datë 31.08.2021, në Përmet, shtetasi i mitur R. U., duke luajtur në oborrin e banesës, dyshohet se aksidentalisht ka goditur në shpatull me armë sportive (dajën e tij) shtetasin Nj. L., 28 vjeç, banues në Përmet, i cili ndodhet në Spitalin Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën sportive.

Gjithashtu specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet dhe për shtetasin B. A., 38 vjeç, banues në Përmet, i cili dispononte armën sportive pa lejen përkatëse", njofton policia.

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI