Flash

Nis sot mësimi plotësues, Kushi mesazh për nxënësit, prindërit dhe mësuesit

Lapsi.al 1 September 2021
Nis sot mësimi plotësues, Kushi mesazh për nxënësit,

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar më herët, ka nisur sot në vendin tonë mësimi plotësues, i cili do të zhvillohet deri më 24 shtator, ndërsa më 27 shtator nis viti i ri shkollor.Përmes një mesazhi në rrjetet sociale ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi u kërkon nxënësve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të nisur sa më mbarë vitin shkollor me njohuri të përforcuara

“Për këtë periudhë shkollat tuaja kanë përgatitur një program gjithëpërfshirës, që përveç përsëritjes apo përforcimit të njohurive, përmban edhe aktivitete argëtuese dhe sportive. Prandaj shfrytëzojeni këtë mundësi sepse kjo do t’ju ndihmojë që të jeni sa më të përgatitur dhe ta nisni vitin e ri shkollor me njohuri të rikuperuara, e mbi të gjitha, me dëshirë e pasion për të mësuar akoma më shumë”.

Duke iu drejtuar prindërve dhe mësuesve, Kushi  shprehet se puna, bashkëpunimi dhe solidariteti që kanë treguar, ka ndihmuar shumë në punën e përbashkët përgjatë vitit të vështirë që kaloi.  Në përfundim të mesazhit, ministrja Kushi u ka rikujtuar të gjithëve që të mos harrojnë kujdesin dhe vëmendjen ndaj rregullave anti-COVID, për të ruajtur shëndetin dhe të afërmit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI