Flash

Ndiqej nga policia, i riu në Durrës hedh pistoletën në oborrin e një banese

Lapsi.al 1 September 2021
Ndiqej nga policia, i riu në Durrës hedh pistoletën në

Një 17-vjeçar me iniciale I.R. është arrestuar nga policia pasi gjatë ndjekjes nga policia ka hedhur një pistoletë në një oborr banese. Ai është vënë në pranga për veprën penale të armëmbajtjes pa leje. Ndërkohë materialet i kanë kaluar prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

“Goditet brenda javës, rasti i tretë i armëmbajtjes pa leje në qarkun e Durrësit. Lëvizte me armë zjarri me vete dhe gjatë ndjekjes nga Policia e hodhi atë, identifikohet dhe arrestohet 17-vjeçari.Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve në territor, për kapjen e personave në kërkim ose të atyre që lëvizin me armë zjarri me vete, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, rreth orës 04:00, në lagjen nr.6, Durrës, kanë konstatuar një shtetas, i cili pas thirrjes së punonjësve të Policisë nuk i është bindur urdhrit për ndalim.

Pasi është ndjekur nga shërbimet e Policisë, ky shtetas ka hedhur në oborrin e shtetasit G. K., çantën e dorës, brenda së cilës u gjet një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Durrës u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi për veprën penale “Armëmbajtja pa leje “, i shtetasit I. R., 17 vjeç, banues në Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI