Flash

Kultivonte lëndë narkotike, arrestohet 19-vjeçari në Bulqizë

Lapsi.al 31 August 2021
Kultivonte lëndë narkotike, arrestohet 19-vjeçari në

Një 19-vjeçar është vënë nën prangat e policisë në Bulqizë, pasi dyshohet si autor i kultivimit të disa bimëve narkotike në një zonë pyjore në Fushë-Bulqizë. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, arrestuan në flagrancë shtetasin L. Xh., 19 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se është autori i kultivimit të disa bimëve narkotike në vendin e quajtur ‘Lugu i Menës’.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të vendit të ngjarjes u gjet e fshehur dhe u sekuestrua një armë gjahu që 19-vjeçari e posedonte pa leje dhe 2 telefona celularë. Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI