Flash

I gjendet pistoletë dhe pranga policie, arrestohet i riu në Durrës

Lapsi.al 31 August 2021
I gjendet pistoletë dhe pranga policie, arrestohet i riu në

Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës. Kejvin Gjegja është prangosur pasi gjatë kontrollit të policisë i është gjetur në çantë një pistoletë.

Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi i janë gjetur 2 palë pranga hekuri si ato të Policisë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

"Kontrolle të shtuara nga Policia e Durrësit, në zonat bregdetare, për kapjen e personave që lëviznin me armë apo me sende të kundërligjshme me vete.

Si rezultat i kontrolleve kapet dhe arrestohet në flagrancë një 20-vjeçar që lëvizte me armë zjarri me vete.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe 2 palë pranga si ato të Policisë.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me Forcat “Shqiponja” në DVP Durrës, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë në zona bregdetare, gjatë kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që lëvizin me armë zjarri apo me sende të kundërligjshme me vete, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë ndaluar për kontroll në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasin Kejvin Gjegja.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, në çantën e tij të dorës, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri pistoletë. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 2 palë pranga hekuri si ato të Policisë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, shtetasin Kejvin Gjegja, 20 vjeç, banues në lagjen nr.13, Plazh, Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI