Flash

Sot pritet të mbërrijë grupi i dytë i afganëve në Kosovë

Lapsi.al 30 August 2021
Sot pritet të mbërrijë grupi i dytë i afganëve në

111 afganë kanë mbërritur të dielën mbrëma në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Ata janë vendosur në kampin e Bechtel Enkas i cili ndodhet përballë Bondsteelit në Ferizaj. Ndërsa, gjatë ditës së sotme pritet edhe grupi i dytë i afganëve në Kosovë. Kështu ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. “Fluturimet e ardhshme priten të ndodhin qysh nesër. Kemi konfirmimet e radhës për aterimet e ardhshme. Është çështje e organizimit të aleatëve tanë sa i takon nisjes së aeroplanëve të tyre për në Kosovë. Numri nuk është përcaktuar saktë…”, u shpreh ai ndër të tjera. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se Kosova u jep mundësi afganëve në krijimin e jetëve të reja. “I nderuar që i shoqërova liderët kosovarë dhe ambasadorët e shteteve QUINT-it për ta mirëpritur grupin e parë të afganëve që janë evakuuar në Prishtinë”, ka thënë ai përmes një shkrimi në ‘Facebook’.  

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI