Flash

Pas mbërritjes në Shëngjin afganët marrin fëmijët dhe shkojnë në plazh

Lapsi.al 30 August 2021
Pas mbërritjes në Shëngjin afganët marrin fëmijët

Pas akomodimit të 150 afganëve në një resort në Shëngjin, duket se disa prej tyre kanë dalë për të shijuar plazhin. Afganët që janë akomoduar në resortin Rafaelo në Shëngjin kanë mbërritur rreth orëve të vona të natës së djeshme. Në dispozicion të tyre është vendosur dhe stafi mjekësor, ku mund të kryejnë analizat e nevojshme ose tamponin.

Disa prej këtyre refugjatëve po shëtisin lirshëm buzë detit të Shëngjinit. Shqipëria ishte ndër vendet që u angazhua për të strehuar qytetarët afganë të cilët po largohen nga vendi i tyre. Pritet që në Shqipëri të strehohen 4000 afganë të cilët do të qëndrojnë, deri sa ata të marrin vizën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI