Flash

Parku Kombëtar i Prespës nën pushtetin e flakëve, terreni i thyer vështirëson ndërhyrjen

Lapsi.al 30 August 2021
Parku Kombëtar i Prespës nën pushtetin e flakëve, terreni i

Prej 3 ditësh parku Kombëtar i Prespës ndodhet nën pushtetin e flakëve. Sipas informacioneve mësohet se zjarri ka rënë në kufi me shtetin grek, ndërkohë që është duke u punuar nga ana e punonjësve të zjarrfikëses së Pustecit.

Siç raportojnë edhe vetë punonjësit ndërhyrja është e vështirë, pasi zjarri ndodhet në majën e malit “Ostoja”, vendi i quajtur Piramida 10 në kufi me Greqinë.

Aktualisht situata vijon të jetë problematike megjithatë ende nuk është kërkuar ndërhyrja nga ajri. Bimësia që po digjet janë shkurre. Nuk dihet ende sipërfaqja e përfshirë nga zjarri.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI