Flash

Covid 19, masat e reja/ Komiteti Teknik: Shtohet ora policore. Arsimtarët, mjekët, studentët vaksinim i detyrueshëm

Lapsi.al 30 August 2021
Covid 19, masat e reja/ Komiteti Teknik: Shtohet ora policore. Arsimtarët,

Komiteti Teknik ka marrë këto masa:

Nga data 1 shator ora policore do të ndryshojë nga ora 23:00- 06:00.

Komiteti Teknik ka vendosur periudhën e muajit shtator për kryerjen e vaksinimit nga ana e arsimtarëve, personelit mjekësor dhe studentëve. Ata duhet të dorëzojnë dëshminë vaksinimit ose në të kundërt ata do të duhet të paraqesin në mënyrë periodike testin PCR.

Po ashtu, Komiteti njofton se qytetarët që hynë në Shqipëri duhet të kenë dëshminë e vaksinimit ose testin PCR ose dëshminë që e kanë kaluar.

Që pas shfaqjes së variatit Delta në vendin tonë janë rritur ndjeshëm raste me COVID-19 dhe shtrimet në spitale. Disa ditë më parë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se COVID 3 është bërë gati pasi ka një rritje të ndjeshme të shtrimeve. Nëse kjo rritje do të vazhdojë spitali të hapet për të përballuar fluksin.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI