Flash

Luan Rama ikën nga LSI: Humba në zgjedhje, dorëhiqem nga të gjitha funksionet

Lapsi.al 30 August 2021
Luan Rama ikën nga LSI: Humba në zgjedhje, dorëhiqem nga të

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama është larguar nga të gjitha funksionet në LSI pas humbjes në zgjedhje. Lajmin e ka njoftuar vetë Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale ku shkruan se si drejtues i duhet të mbajë përgjegjësi edhe në rast se nuk është përgjegjës për këtë humbje.

"Humba në zgjedhje, largohem nga të gjitha funksionet në LSI.

DREJTUESI MBAN PËRGJEGJËSI  EDHE KUR NUK ËSHTË PËRGJEGJËS

Pa asnjë mëdyshje, me bindje dhe shumë ndershmërisht, në përputhje të plotë me parimet dhe kodin tim moral dhe politik sipas të cilit, drejtuesi mban përgjegjësi edhe kur nuk është përgjegjës, kam vendosur të ndërpres angazhimin tim prej të gjithë funksioneve dhe përgjegjësive partiake të përfaqësimit në strukturat dhe forumet drejtuese të Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke marrë në këtë mënyrë përgjegjësitë që më takojnë për humbjen e LSI-së në qarkun e Vlorës.

Rezultati i zgjedhjeve që LSI arriti në qarkun e Vlorës, është nën nivelin e mundësive reale të votuesve që LSI ka në atë qark. Është rezultat i papërligjur politikisht, larg pritshmërive dhe objektivave të përcaktuar. Për rrjedhojë, pavarësisht rrethanave specifike dhe paradoksalisht penguese prej faktorësh jashtëpolitike që u krijuan në Vlorë, unë nuk mund të justifikohem, edhe pse u përpoqa të punoj ndershmërisht dhe me shumë përkushtim me të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e LSI-së në qarkun e Vlorës." shkruhet ne postimin e Ramës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI